Flash

Rama me VIDEO: Ëndrra ime, të luftoj korrupsionin në Gjermani (Salla shpërthen në të qeshura)

Lapsi.al 1 July 2026

Teksa Shqipëria numëron ditën e 32-të të protestave sot dhe korrupsioni mbetet akuza kryesore që dëgjohet çdo mbrëmje në shesh, Edi Rama duket se jeton në një realitet që e vizaton vetë. Kryeministri udhëtoi drejt Gjermanisë, jo për të shpjeguar pse shqiptarët protestojnë prej një muaji, por për t’u treguar gjermanëve se si luftohet korrupsioni. 

Po, pikërisht Gjermanisë. Në forumin “Ruhr Summit” në Dyseldorf, Rama tha se “ëndrra” e tij është që Shqipëria të ndërtojë një sistem me inteligjencë artificiale për prokurimet publike dhe më pas “t’ia shesë Gjermanisë”, në mënyrë që edhe gjermanët “të luftojnë pak nga korrupsioni i tyre”. 

Salla shpërtheu në të qeshura. 

Ironia është e vështirë të kalojë pa u vënë re. Ndërsa në Shqipëri prej 31 ditësh mijëra qytetarë protestojnë duke e akuzuar qeverinë për korrupsion dhe keqqeverisje, Rama zgjodhi ta paraqesë vendin si model për t’i dhënë mësime Gjermanisë, një prej shteteve që për dekada i ka kërkuar Shqipërisë forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit.

"Ç'do të ndodhte nëse inteligjenca artificiale do të bëhej një partner inteligjent përgjatë gjithë procesit të prokurimit publik, jo për të zëvendësuar njerëzit, por për të forcuar institucionet. Dhe sot po ndërtojmë pikërisht këtë gjë. Ëndrra ime është që ta finalizojmë dhe pastaj t'ia shesim Gjermanisë! 

Po, sepse pas 35 vjetësh që Gjermania na gozhdon që duhet të luftojmë korrupsionin, do të ishte fantastike nëse do të kontribuonin që gjermanët të luftonin edhe ata disa prej korrupsionit të tyre." - tha Edi Rama ndërsa salla shpërtheu në të qeshura, gjatë fjalës së tij në forumin europian të inovacionit dhe sipërmarrjes “Ruhr Summit” në Dusseldorf të Gjermanisë. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI