Flash

Mesazhi i Berishës për gjeneratën Z: Jeni ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare

Lapsi.al 1 July 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se lëvizjet e udhëhequra nga gjenerata Z, është një mrekulli, pasi janë ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare. Gjatë promovimit të librit ‘Tirania e Buzëqeshjes - Një portret politik dhe psikologjik i Edi Ramës’, Berisha u shpreh se në qoftë se një pjesë e gjerë e shoqërisë ul kokën këta të rinj kanë zgjedhur përballjen me Edi Ramën.

Me tej, lideri i opozitës tha se ky libër është një manual i shkëlqyer dhe frymëzim për brezat që vijnë.

Sali Berisha: Ndaj dhe dy fjalë për gjeneratën Z. Kjo lëvizje të dashur miq, në shumë aspekte është mrekullia më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kohëra. Pse e them këtë? Aty janë rryma të ndryshme, por ata që janë energjia, ata që janë guximi, ata që janë shpirti i pamposhtur, ata janë të rinjtë e asaj gjenerate që nuk ka njohur kurrë diktaturë autoritare. Dhe është kjo gjeneratë që ngrihet në mënyrën më të fuqishme ndaj një diktaturë autoritare. Në qoftë se një pjesë e gjerë e shoqërisë ul kokën, në qoftë se dhjetëra mijëra intelektualë zgjedhin indiferencën, këta të rinj kanë zgjedhur përballjen me të keqen më të madhe që shqiptarët mund të kenë pasur në histori, me Edi Ramën.

Kam bindjen se ky libër është gjithashtu një manual i shkëlqyer për ta dhe frymëzim për ta dhe brezat që vijnë. Ndaj dhe i dashur mik, kjo trilogji do të mbetet në historinë e letrave një kryevepër e vërtetë. Ernest Heminguej e thotë diku në një kongres, shkrimtari duhet të luftojë me pendë dhe me pushkë, ai e kishte fjalën në atë kohë për luftën e Spanjës. Por shkrimtari lufton me pendë. Dhe aq sa mund të luftojë një shkrimtar me pendë, Ndriçim Kulla pendën e tij e ka bërë një pendë të artë dhe u lë sot shqiptarëve një trashëgimi shumë të madhe për të sotmen dhe brezat që vijnë.

Një përkushtim i jashtëzakonshëm, një përgjegjësi e lartë intelektuale e pashembullt. Ndaj dhe njëherë mirënjohjen më të pakufishme i dashur miq për kryeveprën, trilogjinë që i jep publikut shqiptar, dhe jo vetëm shqiptar, por edhe atij ndërkombëtar. Shqipëria është rast unik në Evropë, ua them unë ju. Ka të tjera diktatura autoritare siç është Bjellorusia apo Gjeorgjia. Po aty nuk është droga, aty është rusi dhe duhet që mbahen nga rusët. Ndaj edhe njëherë shumë faleminderit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI