Flash

Aktivistja: Thirrjet tona për hetim të politikanëve do të shkojnë deri në fund

Lapsi.al 1 July 2026

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka deklaruar se SPaK e ka mbajtur librin “Albania Files”, duke shtuar se kërkojnë nisje të hetimit, për atë që ata e cilësojmë si provë të kapjes së shtetit. Gjatë një prononcimi për mediat aktivistja u shpreh se do ketë një kallëzim penal, i cili do të hartohet nga avokatët. 

Ajo shtoi se në shesh ka intelektualë, të rinj dhe të moshuar, duke shtuar se thirrjeve të tyre për hetim të politikanëve do tu shkojnë deri në fund.

“SPAK e mbajti librin që dorëzuam. Pas deklaratës sonë publike që kërkojmë nisje të hetimit, për atë që ne e cilësojmë si provë të kapjes së shtetit. Ndaj do të presim në ditët në vijim. Do të kemi një kallëzim penal, që po hartohet nga avokatët tanë.

S’mund të flasim për një grup organizator, për ne është e rëndësishme dorëheqja, më pas shoqëria shqiptare është garant i vetëm që institucionet e reja që do lindin më pas do jenë të palidhura me krimin. Shoqëria shqiptare e ka treguar në 30 ditë që është mjaftueshëm e pjekur për të ndërtuar një Shqipëri pa korrupsion. Në shesh ka intelektualë, të rinj, të moshuar, sa kohë janë në shesh, aty është vendi i të gjithëve që mendojnë se autoritarimit të Ramës ti jepet fund. Thirrjet tona për hetim të politikanëve do të shkojnë deri në fund”, tha ajo.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI