Flash

Protestuesit dorëzojnë në SPAK librin ‘The Albanian Files’/ Vatnikaj: Të hetohet përmbledhja e shkeljeve të Ramës

Lapsi.al 1 July 2026

Protestuesit janë mbledhur përpara SPAK për të dorëzuar librin “The Albanian Files.” Sipas tyre, libri është përmbledhje e krimeve të kryera nga kryeministri Rama. Aktivistja Sidorela Vatnikaj tha se dorëheqja e kryeministrit është kërkesa e panegociueshme e tyre. Tubuesit shprehën mbështetje të plotë ndaj SPAK për të hetuar kryeministrin.

“Ne qytetarët e Shqipërisë dhe protestues prej më shumë se 31 ditësh në shesh, jemi sot këtu për të sjellë provën që sipas nesh dëshmon shkeljet më të rënda të kryeministrit. Në këtë libër gjenden 523 projekte të ndryshme. Në këtë libër gjenden dhe mund të lexohen disa prej problemeve më të mëdha të kësaj qeverisjeje. Rama e ka shmangur konsultimin publik. Ligji 21/24 është ligj që është miratuar për shkak të projekteve të ndryshëm që gjenden në këtë libër vite përpara se të ndryshohej ligji. Në të ka pronarë që nuk kanë dijeni për ekzisteencën e këtyre projekteve. Ka një konflikt interesi mes kryeministrit, arkitektëve dhe biznesmenëve të ftuar sepse Rama është kryetar i KKT dhe vendos për miratimin e këtyre projekteve. SPAK ka mbështetjen tonë për veprimet e deritanishme. Ne s’jemi këtu për drejtësi popullore, por për shtet të së drejtës ku kryeministri i vendit trajtohet dhe hetohet si gjithë qytetarët e tjerët”, tha Vatnikaj.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI