Flash

Zbulohet kamera pranë burgut të Drenovës, dyshohet se u vendos për të monitoruar Brian Syzon para atentatit

Lapsi.al 1 July 2026

Një kamerë e vendosur pranë burgut të Drenovës dyshohet se është përdorur për të monitoruar lëvizjet e Brian Syzos, i cili u plagos me armë zjarri në Pogradec. Sipas burimeve, rreth katër ditë më parë policia konstatoi një kamerë të montuar në një nga plepat përgjatë rrugës që të çon në burgun e Drenovës.

Pas verifikimit të pamjeve filmike u identifikuan si autorë të vendosjes së saj vëllezërit Nikolla dhe Edison Agolli. Nga hetimet rezultoi se kamera ishte instaluar për të monitoruar lëvizjet e Brian Syzos, me qëllim që ai të sulmohej në momentin kur do të shkonte për të takuar vëllain e tij, Sindi Syzo, i cili po vuan dënimin në burgun e Drenovës. Motivi i dyshuar lidhet me hakmarrjen e Nikolla Agollit ndaj Brian Syzos, pas konfliktit që çoi në arrestimin e Sindi Syzos për plagosjen me thikë të Nikolla Agollit në një berberhane. Ngjarja mori një kthesë të rëndë dy ditë më parë në Pogradec, kur Nikolla Agolli u arrestua pak minuta pasi dyshohet se qëlloi disa herë me armë zjarri ndaj Brian Syzos. Në pranga u vu edhe David Prifti, ndërsa në kërkim janë shpallur Edison Agolli dhe Meardi Berberi, i njohur me nofkën “Koro”.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI