Flash

Shoqërimi me forcë i protestuesve para parlamentit, eurodeputetja Jutta Paulus: Dhuna nuk është kurrë e pranueshme

Lapsi.al 1 July 2026

Eurodeputetja gjermane e të Gjelbërve, Jutta Paulus, ka reaguar pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Tiranë. Paulus ka deklaruar se "dhuna nuk është kurrë e pranueshme". Në një prononcim për Politico, eurodeputetja tha se protesta, ku mori pjesë të hënën, ishte zhvilluar në një atmosferë paqësore, me pjesëmarrjen e shumë familjeve dhe fëmijëve. Lidhur me incidentet e së martës, ajo u shpreh se nuk ishte e pranishme, por nënvizoi se çdo formë dhune është e papranueshme.

Përplasjet ndodhën të martën para Kuvendit. Protestuesit u mblodhën gjatë zhvillimit të seancës plenare. Gjatë tubimit pati tensione mes protestuesve dhe policisë. Gjashtë aktivistë u shoqëruan nga forcat e rendit.

Pas ndalimeve, protestuesit marshuan drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve dhe duke akuzuar policinë për përdorim të dhunës. Në mbështetje të protestuesve kanë qenë në Tiranë edhe eurodeputetet Tineke Strik, Ilaria Salis dhe Anna Strolenberg.

Të këshilluara

Reuters: Administrata Trump frenon planet për samitin e NATO-s në Tiranë

Reuters raporton se mbajtja e samitit të NATO-s në Shqipëri në vitin 2027 është vënë në pikëpyetje për shkak të ndrojtjes se Trump do të mbetet i pakënaqur për nivelin e ulët të shpenzimeve shqiptare për mbrojtjen dhe rishikimit të praktikës së aleancës për samitet vjetore.

22:06

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI