Flash

PS hakmerret ndaj Marjana Koçekut, e largon nga të gjitha komisionet

Lapsi.al 30 June 2026

Nuk ka vonuar hakmarrja menjëherë pas vendimit për t’u larguar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste për deputeten e Shkodrës Marjana Koçeku. 

Në fund të seancës së të martës, Kuvendi vendosi me 72 votat e mazhorancës largimin e saj si anëtare e Komisionit për Reformën Administrative-Territoriale. Në vend të saj u caktua deputeti Onid Beleri.

Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme, Marjana Koçeku u largua nga sekretare e Komisionit dhe në vendin e saj u caktua deputetja Sara Mila. Vendimi u votua në Kuvend me 74 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër.

Koçeku u largua edhe si anëtare e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme. Vendimi u miratua me 73 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër.

Koçeku u largua edhe si anëtare zëvendësuese nga Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën. Në vend të saj u caktua deputetja Ilva Gjuzi. Edhe ky vendim u votua në Kuvend me 73 vota pro, 0 abstenim, 1 kundër. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Reuters: Administrata Trump frenon planet për samitin e NATO-s në Tiranë

Reuters raporton se mbajtja e samitit të NATO-s në Shqipëri në vitin 2027 është vënë në pikëpyetje për shkak të ndrojtjes se Trump do të mbetet i pakënaqur për nivelin e ulët të shpenzimeve shqiptare për mbrojtjen dhe rishikimit të praktikës së aleancës për samitet vjetore.

22:06

Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranis...

21:39

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI