Flash

Rama vijon lincimin e protestuesve: Flamingot do marrin atë që kërkojnë, sorrat dhe korbat atë që meritojnë

Lapsi.al 30 June 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish një postim në rrjetet sociale lidhur me protestën. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se flamingot dhe sorrat me korbat i ndanë fakti se të parët duan një Shqipëri më të mirë, ndërsa të dytët duan horrllëk dhe dhunë.

Kryeministri e ka shoqëruar postimin me një video-mesazh të analistit dhe pedagogut, Shpend Gashi, ku ky i fundit dëgjohet duke thënë: “Ju që na thoni në rrugë duam dhunë, duam përshkallëzim, ku jeni sot ku jemi gërricur me policinë ne”.

Në videon e publikuar, Rama ka ndarë edhe një moment kur Gashi mbështet Sali Berishën, ndërkohë që krahas postimit, Kryeministri shkruan se qytetarët do të marrin atë që kërkojnë, ndërsa korbat e sorrat do të marrin atë që meritojnë.

"Flamingot dhe sorrat me korbat i ndan pikërisht hendeku që ndan paqen me dhunën! Të parët duan që Shqipëria të jetë më e mirë, më e drejtë, më e pastër, ndërsa të dytët e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë, pisllëk… Flamingot do ta kenë atë që kërkojnë, kurse dështakëzemërakët e kores së zezë të kësaj proteste, do marrin atë që meritojnë sorrat dhe korbat," shkruan Rama në Facebook.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI