Flash

Lirohen protestuesit, Dritan Goxhaj flet për mediat

Lapsi.al 30 June 2026

Policia ushtroi dhunë në momentin e shoqërimit të protestuesve para parlamentit por nuk ka pasur dhunë gjatë dërgimit në Komisariatin nr. 1. 

Kështu u shpreh Dritan Goxhaj pak minuta pas lirimit nga Policia, pas disa orësh shoqërimi dhe procedimi. 

Ai tha se nuk ka pasur akuza por vetëm procedim për kundërshtim të punonjësve të policisë. Goxhaj tha se Avokati i Popullit shkoi për t’i takuar, por ata nuk e pranuan sepse ishte i votuar nga Parlamenti i krimit.

“Avokatin e Popullit Endri Shabani nuk e pranuam ta takonim dhe kërkuam largimin e tij nga qelia jonë menjëherë Të shoqëruarit e tjerë janë në procedurat e fundit. Nuk ka procedim ka vetëm një dyshim hetim për kundërshtim të punonjësit të policisë, nuk ka akuzë. Nuk ka të ndaluar por ka të shoqëruar”, tha ai mes të tjerash.

Më tej Goxhaj shpjegoi dinamikën e dëmtimit të një prej protestuesve.

“Një nga djemtë që ka qenë kur ka përdorur policia sprajt i ka rënë pak spraj në sy i kanë rënë dhe syzet dhe ka pësuar dëmtim të vogël. Nuk është shoqëruar dhunë gjatë shoqërimit në polici por vetëm atje para parlamentit ka pasur dhunë, në momentin që janë shoqëruar, për të thënë të vërtetën dhe të jemi të ndershëm. Dëmtim tjetër këtu nga të shoqëruarit nuk ka. Ne protestojmë për të thënë të vërtetën, por nuk ka pasur dhunë tjetër”, tha Goxhaj. 

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI