Flash

Detaje nga aksidenti i autobusit/ 2 viktima dhe 15 të plagosur

Lapsi.al 30 June 2026

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin Durrës-Tiranë, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen. 

Perlat Vatoci, drejtori i Policise Rrugore ka bërë me dije se shkak I aksidentin mendohet të jetë humbje e kontrollit të mjetit nga shoferi. 

Mjeti nuk është përplasur me një automjet tjetër, por për arsye ende të paqarta ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga trajektorja, duke u përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Burime paraprake bëjnë me dije se një prej të plagosurve ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa të tjerët janë në gjendje të stabilizuar. Mes të lënduarve ndodhet edhe një fëmijë. 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI