Flash

Bëhet i gjallë Shabani i Ramës, reagon për ndërhyrjen e policisë në protestën para Parlamentit

Lapsi.al 30 June 2026

Avokati i Popullit shpreh shqetësimin e thellë lidhur me pamjet e bëra publike gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën përpara Parlamentit. Pamjet e shoqërimit të protestuesve ngrenë dyshime serioze për përdorim joproporcional të forcës dhe cenim të dinjitetit njerëzor.

Avokati i Popullit u paraqit ditën e sotme në komisariat për të verifikuar në vend kushtet e ndalimit, trajtimin e personave të shoqëruar dhe respektimin e të drejtave të tyre procedurale. Aksesi i menjëhershëm iu lejua grupit tonë të monitorimit, por jo avokatëve të të ndaluarve.

 
Institucioni ka nisur një hetim administrativ me iniciativë (ex-officio). Nga kqyrja paraprake e pamjeve filmike, konstatojmë pamje që tregojnë goditje fizike ndaj protestueve gjatë shoqërimit. Këto pamje ngrenë dyshime serioze për trajtim degradues dhe përdorim joproporcional të forcës.

 
Parimi i proporcionalitetit lejon forcën vetëm për të neutralizuar një rrezik real dhe kërkon që forca të ndërpritet në çastin që rezistenca pushon. Reagimi ndaj akteve simbolike nuk justifikon në asnjë rast dhunën fizike ndaj trupit të njeriut.

Avokati i Popullit i ka kërkuar Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore sqarime me shkrim brenda 48 orëve, përfshirë urdhrin operacional të ndërhyrjes, regjistrimet e kamerave trupore dhe bazën ligjore të përdorimit të forcës.

Në përfundim të hetimit, Avokati i Popullit do të rekomandojë masa konkrete administrative në çdo rast ku evidentohen shkelje. Do të ndjekim çdo hap të këtij procesi me vëmendje maksimale, që të garantohet e drejta për të protestuar.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI