Flash

Vritet me thikë imami në Kosovë

Lapsi.al 30 June 2026

Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit është vrarë me thikë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës ku  47-vjeçari Gazmen Tairovci ka humbur jetën pasi dyshohet se u godit me thikë më shumë se pesë herë gjatë një përleshje fizike.

Sipas bluve të Kosovës, më 29 qershor rreth orës 23:15, autoritetet janë njoftuar se në fshat kishte një konflikt mes disa personave.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, patrulla policore ka gjetur viktimën të shtrirë në tokë. Ekipi mjeksor ka shkuar në vendin e ngjarjes ku edhe ka konstatuar vdekjen e viktimes. Si i dyshuar për rastin është identifikuar Beshir Hamza, rreth 40 vjeç, bashkëfshatar i imamit, i cili është arrestuar paraditen e sotme, vetëm pak orë pas ngjarjes.

Hetimet për zbradhjen e plotë të ngjarjes kanë nisur por dyshimet e para janë mbi një konflikt për shkak të një prone dhe kositjen e barit që i takonte autorit Hamza, por që dyshohet se ishte prerë nga imami, pasi ishte paralajmëruar të mos e bënte më.

Për rastin ka reaguar edhe Këshilli i Bashkësisë Islame, të cilët kanë theksuar se, sipas informacioneve që posedojnë, ngjarja nuk lidhet me veprimtarinë apo detyrën e viktimës si imam.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI