Flash

Zjarr në një fabrikë druri në Elbasan, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve shmang katastrofën

Lapsi.al 1 July 2026

Një incident zjarri ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e jashtme të silosit të një fabrike druri në qytetin e Elbasanit, duke shkaktuar pak momente panik.

Mësohet se, sapo është marrë njoftimi për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse me dy mjete të specializuara dhe automjetin me shkallë. Ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale ka bërë të mundur izolimin e menjëhershëm të vatrës së zjarrit.

Flakët u vunë nën kontroll brenda një kohe të shkurtër, duke shmangur përhapjen e tyre në pjesët e tjera të fabrikës dhe duke parandaluar dëme materiale më të mëdha.

Ndërkohë, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe grupi hetimor ka nisur punën në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e plota dhe për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi incidentin.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI