Flash

Ndryshime në kupolën e PD/ Berisha: Në vend të Palokës do jetë një grua 

Lapsi.al 1 July 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar dy emra për drejtimin e Këshillit Kombëtar. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar, Berisha u shpreh se ka menduar që drejtimin e Këshillit ta marrë një grua dhe për këtë, kryedemokrati propozoi Julia Emili dhe Silva Hasa.

"Tani, në përputhje me nenin përkatës të statutit, do paraqes para jush propozimet, nga të cilat ju do zgjidhni ata që vlerësoni se e meritojnë më shumë sipas jush. Është menduar që Këshilli Kombëtar të drejtohej nga një zonjë dhe janë propozuar dy kandidatura. Zonja Julia Emiri dhe zonja Silva Hasaj," tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, Lideri i opozitës foli për protestat masive në vend, duke theksuar se ky tubim mbështetet fuqishëm nga PD, ndërkohë u bëri thirrje të gjithë shqiptarët t’i bashkohen. Kryedemokrati theksoi më tej se gjenerata Z ka shfazuar dhe shkonfiguruar komplet kryeministrin Edi Rama.

"Përshëndetje për të gjithë ju sot këtu në këtë sallë, anëtare dhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD, e them me ndjenjë optimizmi, kënaqësie dhe krenarie, e Këshillit Kombëtar më të fuqishëm, më cilësor që PD ka zgjedhur në tërë historinë e saj. E Këshillit Kombëtar që merr përsipër, i sigurt, misionin historik të kësaj partie. Misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe rotacionit të pushtetit. Të dashur miq, sot Këshilli ynë Kombëtar mblidhet në një nga kohërat më interesante, më të veçanta të tërë historisë së pluralizmit politik. Një lëvizje e fuqishme si një zgjim i vërtetë i gjeneratës së re apo gjeneratës Z ka shpërthyer në Shqipëri si një lëvizje liberatore. PD, e cila zhvilloi një betejë epike, të pashembullt në historinë e një vendi për të mbrujtur sovranitetin e brendshëm apo opozitën e vërtetë, ka mirëpritur dhe mbështetur fuqimisht këtë lëvizje.

Këtë lëvizje të një rëndësie të jashtëzakonshme. Gjenerata Z, apo gjenerata e re t’i themi, ka në dy dekadat e fundit rekordet e betejave më të rëndësishme të fituara. Ishte kjo gjeneratë që shpëtoi vendin nga mbeturinat e armëve kimike, të cilat i premtoi Edi Rama me vizitën e tij të parë në OKB. Shqiptarët u mbetën mirënjohës pafundësisht atyre. E vërteta është se ajo ishte beteja kryesisht e gjimnazistëve shqiptarë. Ata gjimnazistë, dhe studentë më vonë, me një ndjeshmëri, me një pastërti, me ideale, kur panë se vendi vendosej para një rreziku papritmas ata u derdhën në rrugë dhe e detyruan despotin të anulonte vendimin e tij. Nuk duhet të harrojmë se në vlerësimet, ne e vërteta është ajo që na frymëzon, e vërteta është ajo që na udhëheq, dhe atë betejë nuk e bënë forcat politike, jo, ne i mbështetëm, por betejën e bënë ata.

Ata me një vendosmëri absolute nuk u tërhoqën nga beteja gjersa fituan. Janë të bekuar. Nuk është kjo beteja e vetme e fituar prej tyre. Mos harroni një moment tjetër, shumë të rëndësishëm, kur dora e zezë ekzekutoi 5 metra nga pragu i shtëpisë Klodian Rashën. Shteti vrasës paraqiti të gjitha mashtrimet dhe trillimet për të ndjerin Klodian Rasha, por ato gjenerata nuk i besoi dhe dolën në rrugë me një trimëri të jashtëzakonshme. E lemeritën pushtetin. E detyruan Edi Ramën të shkarkonte ministrin e tij.

Tani ata janë në rrugë, forcë në botë që mund t’i pengojë ata pa realizuar përmbysjen e kësaj qeverie, nuk ka. Lëvizja e tyre sado që përpiqet Edi Rama me të gjithë propagandën e tij prokolalike, sado që ka marrë kompanitë më të mëdha për t’ua rrëmbyer algoritmin, sado që ka krijuar me qindra e qindra faqe fake për t’i sulmuar ata, çfarëdo që bën, është i pashpresë. Ajo gjeneratë nuk di kurrë të tërhiqet. Ajo gjeneratë di vetëm të fitojë. Ndaj dhe Edi Rama që paguan çdo gjysmë orë shuma marramendëse për ta mbajtur nën kontroll algoritmin, po humbet çdo gjë," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI