Flash

Të enjten protestë para Kuvendit: të mos i lejojmë deputetët të hyjnë brenda

Lapsi.al 1 July 2026

Të enjten do të ketë një tjetër protestë para parlamentit. Në tubimin e zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës para kryeministrisë, njëri prej folëseve bëri thirrje për një tjetër tubim para Kuvendit, për të penguar hyrjen e deputetëve.

Ai lajmëroi se është planifikuar që pas asaj të djeshmes, një tjetër protestë të mbahet nesër në orën 10:00 para Parlamentit, dhe i kërkoi Policisë së Shtetit të mos cenojnë qytetarët.

"Njoftim për nesër, në orën 10:00, është se do të ndalojmë deputetët që të hyjnë në parlamentin tonë. Siç e kemi parë të gjithë, dje forcat e policisë kanë ushtruar një dhunë të neveritshme ndaj protestuesve paqësorë që ka parë Europa këto 10 vitet e fundit, prandaj të gjithë bashkë te Kuvendi nesër në orën 10.

Thirrje punonjësve dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit të kenë shumë kujdes se kë prekin me dorë, se qytetarët shqiptarë kanë në dorë jo vetëm t'i pushojnë nga puna, por edhe t'i çojnë në burg. Parlamenti është i yni dhe jo i atyre",- tha protestuesi. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI