Flash

Skandali në Zvicër/ Shqiptari i dënuar përdhunim joshi 2 police 

Lapsi.al 1 July 2026

Mediat zvicerane i kanë kushtuar vëmendje rastit të 2 oficereve të policisë së qytetit të Cyrihut që janë përfshirë në një marrëdhënie seksuale me një shqiptaro-zviceran, i cili kishte qenë i dënuar më herët për përdhunime të shumëfishta.

Sipas të njëjtave burime njëra nga gratë i dha 35-vjeçarit akses në sistemin policor të Polisit. Për këtë ajo u dënua me urdhër penal në muajin prill. Për këtë humbi punën dhe burrin e saj. Ndërsa policja e dytë dyshohet për shkelje të sekretit zyrtar.

Të dyja gratë nuk punojnë më për policinë e qytetit të Cyrihut.

Sipas mediave zvicerane shqiptaro-zvicerani kishte arritur të joshte policet me festat në varka apo duke ngarë Ferrarin e tij. Ai e paraqiste veten në mediat sociale si një sipërmarrës i suksesshëm në biznes. Thuhet se 35-vjeçari kishte vepruar dikur si krahu i djathtë i një bosi droge, duke siguruar makina të shtrenjta dhe pushime luksoze. Ai kishte dënime të shumta të mëparshme, duke përfshirë përdhunime të shumta, vepra penale të lidhura me drogën dhe gjoba në trafik. Sipas hetuesve ai konsiderohej me lidhje me botën më të rëndë kriminale.

Ai joshi një punonjëse tjetër të policisë së qytetit të Cyrihut dhe tani është në një lidhje me të. Sipas mediave, një hetim penal është duke u zhvilluar ndaj polices me dyshimin për shkelje të sekretit zyrtar. ©LAPSI.al


Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI