Flash

'Të rrethojmë parlamentin e mos lejojmë deputetët!'/ Mbahet protesta e radhës para Kuvendit

Lapsi.al 2 July 2026

Këtë të enjte, protestuesit kanë bërë thirrje për një tjetër tubim në orën 10:00 para Kuvendit. Njoftimi u bë gjatë protestës së zhvilluar mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë. Një prej folësve u kërkoi qytetarëve të mblidhen për të protestuar gjatë seancës parlamentare dhe për të penguar hyrjen e deputetëve në Kuvend.

"Nesër, në orën 10:00, do të ndalojmë deputetët të hyjnë në Parlamentin tonë. U bëjmë thirrje punonjësve dhe drejtuesve të Policisë së Shtetit të kenë kujdes se kë prekin me dorë. Parlamenti është i qytetarëve dhe jo i tyre", u shpreh ai.

Protesta e kaluar para Kuvendit është shoqëruar me tensione. Sheshi para parlamentit u kthye në përplasje fizike mes protestuesve dhe forcave të Shqiponjave. Këta të fundit sërish përdorën dhunë gjatë shoqërimeve. 6 nga protestuesit u ndaluan, ndërsa disa orë më pas Dritan Goxhaj dhe 5 të tjerët u liruan. 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI