Flash

Protestuesit rikthehen në shesh/ Sot tubimi i 34-të, nesër pritet mobilizim kombëtar

Lapsi.al 3 July 2026

Këtë të premte pritet të zhvillohet protesta e 34-të masive për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama. Protesta vjen pas tubimit të ditës së enjte para Kryeministrisë, i cili u organizua vetëm pak orë pas përplasjeve mes protestuesve dhe policisë së shtetit gjatë paradites para Kuvendit. Organizatorët u shprehën se protestat do të vazhdojnë në mënyrë paqësore, ndërsa gjatë tubimit morën fjalën edhe qytetarë që përsëritën thirrjet për vijimin e protestave.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit marshuan drejt Komisariatit nr. 3, ku mbahen një pjesë e personave të arrestuar gjatë përplasjeve të paradites. Me thirrjet "Lironi çunat", ata qëndruan për disa orë përpara godinës, duke kërkuar lirimin e tyre.

Paradite para Kuvendit, policia përdori gaz lotsjellës, dhunë fizike, spraj piper dhe autobot uji për të shpërndarë protestuesit. 18 protestues u ndaluan. 

Protestat kundër qeverisë do të vijojnë edhe këtë të premte me protestën e 34-t radhazi në Tiranë. Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë përsëritur se tubimet do të vazhdojnë deri në plotësimin e kësaj kërkese.

Ndërkohë, ditën e shtunë, më 4 korrik, është paralajmëruar një protestë kombëtare në Tiranë, për të cilën organizatorët presin një pjesëmarrje të lartë nga qytetarë të ardhur nga i gjithë vendi dhe diaspora.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI