Flash

Pasiguria financiare shtyn pensionin, burrat shqiptarë rekord në Europë për moshën e daljes nga puna

Lapsi.al 3 July 2026

Burrat shqiptarë janë ata që dëshirojnë të dalin më vonë në pension se çdo popull tjetër në Europë. Sipas Anketës Europiane të Kushteve të Punës (EWCS 2024), ata do të donin të punonin mesatarisht deri në moshën 67.4 vjeç, niveli më i lartë mes 35 vendeve të analizuara.

Shifra e Shqipërisë është dukshëm më e lartë se në vendet e tjera. Pas saj renditen Danimarka (66.5 vjeç), Norvegjia (65.9), Suedia (65.9) dhe Holanda (65.5), vende me disa nga standardet më të larta të jetesës dhe sistemet më të zhvilluara të pensioneve në Europë. Kontrasti me rajonin është edhe më i madh. Në Mal të Zi, për shembull, burrat do të donin të dilnin në pension në moshën 61.7 vjeç.

Raporti vlerëson se kjo nuk lidhet me dëshirën për të punuar më gjatë, por me nevojën ekonomike. Në vendet ku pensionet janë të ulëta dhe pasiguria financiare është më e madhe, qytetarët priren të zgjasin jetën aktive në tregun e punës.

Të dhënat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore tregojnë se mbi gjysma e pensionistëve në Shqipëri marrin pension të pjesshëm, në një kohë kur vlera mesatare e kësaj pagese ishte vetëm 13,500 lekë. Pensioni mesatar  është 20 mijë lekë, një shumë që praktikisht nuk mjafton as për ilaçe le më pas për ushqim e kujdes. Edhe të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i pensionistëve që punojnë po rritet gjithnjë e më shumë, duke “zëvendësuar” të rinjtë, me këta të fundit që po preferojnë emigrimin.

Gratë shqiptare, po ashtu, renditen mes atyre që duan të dalin më vonë në pension. Sipas raportit, ato do të donin të punonin mesatarisht deri në moshën 63.5 vjeç, një nga nivelet më të larta në Europë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI