Flash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët formojnë koalicionin e tyre

Lapsi.al 28 August 2019
Zgjedhjet në Kosovë, serbët formojnë koalicionin e tyre

Disa përfaqësues të serbëve të Kosovës, kanë nënshkruar të mërkurën koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Marrëveshja u nënshkrua nga Nenad Rashiq, Partia Përparimtare Demokratike, Rada Trajkoviq nga Lëvizja Evropiane e serbëve në Kosovë, Dragisha Miriqm, Partia e Re e Kosovës dhe Branislav Markoviq.

Në deklaratën e përbashkët të këtyre subjekteve politike thuhet se qëllimi i tyre më i rëndësishëm, strategjik dhe politik do të jetë ruajtja dhe forcimi i serbëve të Kosovës në atë mënyrë që do të siguronte mbijetesë të qëndrueshme.

“Qëllimi ynë afatgjatë është të krijojmë kushte të mira jetese për serbët, zhvillimin e tyre shoqëror, politik, institucional dhe ekonomik. Ne jemi dëshmitarë të apatisë absolute te të rinjtë serbë, të cilët, për shkak të veprimeve të dobëta politike të përfaqësuesve aktualë, nuk shohin ndonjë perspektivë të mëtejshme në Kosovë, dhe gjithnjë e më shumë po zgjedhin të jetojnë jetën e tyre diku tjetër", thuhet në deklaratë.

Përveç kësaj, në deklaratë është thënë edhe se këto subjekte do të jenë të hapura për çdo bisedim që synon, siç është thënë forcimin e "zërit të serbëve të Kosovës", dhe vendosjen e shtyllave të një kthimi të sigurt të serbëve të zhvendosur.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 6 tetor.

Deri më tash, komuniteti serb është përfaqësuar në institucionet e Kosovës kryesisht përmes Listës Serbe, partia e vetme që gëzon mbështetjen nga Beogradi zyrtar.

Në Kuvendin e Kosovës, kjo parti, ka pasur 9 nga 10 deputetët serbë./Rel

Të këshilluara

Zjarr pranë pikës kufitare të Morinës

Flakët kanë përfshirë një masiv pyjor në malin e Pashtrikut në Has. Zjarri nisi rreth mesditës së sotme në vendin e quajtur Çezma e Gorozhupit, në kufirin Sh...

17:42

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI