Flash

Nagelsmann hap "krahun", Gjermania zgjedh Klopp: “Kontakte pozitive”

Gjermania ka pranuar dorëheqjen e Julian Nagelsmann nga detyra e trajnerit të kombëtares dhe ka deklaruar se ka nisur tashmë kontaktet me Jurgen Klopp.

Lapsi.al 3 July 2026

Tashmë është zyrtare: Gjermania ka pranuar dorëheqjen e Julian Nagelsmann nga detyra e trajnerit të kombëtares, pas eliminimit në fazën e 1/16-ve të finaleve të Botërorit ndaj Paraguait me penallti. Kjo bëhet e ditur në një komunikatë të vetë Federatës Gjermane të Futbollit, e cila ka deklaruar se ka nisur tashmë kontaktet me Jurgen Klopp, aktualisht Head of Global Soccer te Red Bull dhe ish-trajner i Borussia Dortmund dhe Liverpool. Vetë Klopp “ka shprehur tashmë gatishmërinë e tij të përgjithshme për të marrë këtë detyrë”.

Njoftimi i DFB-së

“Federata Gjermane e Futbollit e falënderon shprehimisht Julian Nagelsmann për punën e bërë që nga shtatori i vitit 2023 - janë fjalët e presidentit të DFB-së, Bernd Neuendorf, në një deklaratë - Ai u dallua për përkushtimin e madh dhe për një shpirt të jashtëzakonshëm ambicieje. Për më tepër, është një person jashtëzakonisht i përgjegjshëm dhe i sinqertë, të cilin të gjithë ne e vlerësojmë”. DFB shpjegoi se ishte vetë Nagelsmann, gjatë një bisede konfidenciale me drejtuesit e federatës të zhvilluar në prag të mbledhjes, ai që kërkoi të lirohej nga detyra pas ecurisë zhgënjyese të Gjermanisë në Botëror.

Fjalët e Nagelsmann

“Vendimi nuk ishte aspak i lehtë. Objektivi im kryesor ka qenë gjithmonë suksesi i skuadrës. Pas një zhgënjimi kaq të madh, Kombëtarja meriton mundësinë të nisë sërish pa asnjë kushtëzim. Më vjen thellësisht keq që zhgënjeva tifozët tanë, të cilët meritonin shumë më tepër”, deklaroi Nagelsmann. Me eliminimin në Shtetet e Bashkuara, Gjermania dështoi për herë të tretë radhazi të kualifikohej në fazën e 1/8-ve të finaleve të një Botërori, pas zhgënjimeve të viteve 2018 dhe 2022.

“Vendimi i tij meriton respekt, sepse ai merr përgjegjësinë dhe vendos Kombëtaren përpara vetes. Julian është dhe mbetet një trajner i shkëlqyer dhe jam i bindur se do të vazhdojë të ketë sukses”, deklaroi drejtori sportiv Rudi Völler. DFB njoftoi gjithashtu se do të largohen nga Federata edhe ndihmëstrajnerët Benjamin Glueck dhe Benjamin Huebner.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI