Flash

Negociatat/ Kukan: Maqedonia mund të marrë një datë, Shqipëria ka pak shanse

Lapsi.al 28 August 2019
Negociatat/ Kukan: Maqedonia mund të marrë një datë,

Eduard Kukan, ekspert i çështjeve të Ballkanit dhe funksionar për një kohë të gjatë në Parlamentin Evropina, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut mund të marrë një datë në muajin tetor për çeljen e negociatave të  anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërkohë që shanset janë të pakta që kjo të ndodhë edhe për Shqipërinë.

Në një intervistë të dhënë për "Slovak Foreign Policy Association", Kukan shprehet se shqiptarët nuk mund të arrijnë kompromise dhe kjo e bën jorealiste premisën e hapjes së bisedimeve Tiranë-Bruksel.

Ata (shqiptarët) duhet të zbatojnë një reformë të madhe në drejtësi, opozita bojkoton Parlamentin dhe mbi të gjitha, shqiptarët nuk mund të gjejnë kompromise”, ka vërejtur ish-anëtari i Parlamentit Evropian.

Në dallim nga kjo perspektivë e zymtë për Shqipërinë, Kukan ka evidentuar se përssa i përket Shkupit, në vjeshtë me gjasë do të jepet një datë specifike për nisjen e negociatave. “Maqedonisë së Veriut mund t’i jepet një datë specifike në samitin Evropian të vjeshtës, çka për mua është realiste.”- ka thënë Kukan.

 

 

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI