Flash

Gjykata Apelit merr vendimin për Mihal Kokëdhimën

Lapsi.al 28 August 2019
Gjykata Apelit merr vendimin për Mihal Kokëdhimën

Gjykata e Apelit në Vlorë ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën, i arrestuar pas një incidenti në lokalin në pronësi të tij, “Panorma” në Porto Palermo, për arsye se dhunoi një familje turistësh spanjollë.

Me këtë masë sigurie të dhënë në dhënë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë nga gjyqtarja Esmeralda Habilaj, Kokëdhima do të qëndrojë në burg së paku gjatë kryerjes së hetimeve, nën akuzën e "kanosjes", "dëmtimeve të tjera me dashje" dhe "shkatërrimit të pronës".

Kokëdhima, 51 vjeç, i ka shpëtuar burgut në dy raste të mëparshme për dënime alternative. 51-vjeçari rezulton të ketë qenë i proceduar për vjedhje të energjisë elektrike dhe për ndërtimin pa leje të “Panorma”-s, që u rrafshua javwn e kaluar nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Megjithatë, Kokëdhima nuk ka qëndruar në burg për asnjërën nga akuzat e lartpërmendura. Në vitin 2015, Gjykata e Vlorës dha ndaj tij dënimin me 18 muaj liri me kusht, që u shua si masë nga Gjykata e Apelit, në zbatim të ligjit të amnistisë së atij viti. Ndërsa në 2017-ën, është proceduar për ndërtim e paligjshëm të restorantit.

Lidhur me këtë akuzë, Gjykata e Vlorës e dënoi Kokëdhimën me 8 muaj burg, masë që u pezullua duke e lënë në liri me kusht për 18 muaj. Ky vendim u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Vlorë.

Të këshilluara

Atentat me armë në Tiranë, një i vrarë

Një atentat i tipit mafioz ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë rreth orës 22.15. Një person është ekzekutuar brenda në makinën e tij në rrugën “Xhanf...

22:42

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI