Flash

Rusia njofton pushtimin e Kostiantynivka, qytetit kyç në lindje të Ukrainës

Lapsi.al 3 July 2026

Rusia njoftoi mbrëmjen e së premtes se ka pushtuar qytetin Kostiantynivka në Ukrainën lindore, një pozicion i fortifikuar i ushtrisë ukrainase, në rrugën që të çon në qytetet e fundit të mëdha në Donbas që mbeten ende nën kontrollin e Ukrainës.

"Kostyandinivka është pushtuar plotësisht. Qyteti tani është nën kontrollin tonë të plotë", - u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, duke shtuar se presidenti rus Vladimir Putin kishte folur me zyrtarë ushtarakë për këtë çështje.

Beteja për qytetin, i cili para luftës kishte një popullsi prej 78 000 banorësh, filloi në fund të vitit 2025, kur trupat ruse filluan të infiltroheshin në qytet. Për muaj të tërë, Rusia i kishte përqendruar përpjekjet e saj atje, në një front më shumë se 1,000 kilometra të gjatë.

Kostyantynivka ndodhet në rrugën që të çon në qytetet e mëdha të Kramatorskut dhe Slovianskut, pushtimi i të cilave është qëllimi kryesor i Kremlinit në Donbas.

Sipas Peskov, Putin shkoi në një qendër komande ushtarake ruse, ku dëgjoi raportin e shtabit të përgjithshëm dhe falënderoi ushtarët rusë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI