Flash

Kriza politike/ Meta: 13 tetori e vetmja zgjidhje, mësoni nga Kosova

Lapsi.al 28 August 2019
Kriza politike/ Meta: 13 tetori e vetmja zgjidhje, mësoni nga Kosova

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u ka dërguar një mesazh të fortë palëve politike lidhur me mundësitë e zgjidhje së krizës së thellë që ka përfshirë vendin.

Në një takim me Zëvendës Kryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Katja Leikert, Meta ka theksuar se zgjedhjet, 13 tetori i dekretuar si datë kushtetuese për mbajtjen e vendoreve, janë e vetmja mënyrë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të krizës politike.

“Nëse politikanët vendas e kanë të pamundur të mësojnë nga vendet me përvojë të konsoliduar demokratike se si zgjidhen krizat, kanë rastin të mësojnë nga një shtet i ri si Kosova se si u jepet mundësia qytetarëve të thonë fjalën e tyre përmes zgjedhjeve të parakohshme për të ardhmen e institucioneve qeverisëse”, ka thënë kreu i shtetit.

 

 

Njoftimi i plotë:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti në një takim Zëvendës Kryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, deputeten gjermane Katja Leikert.

Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, dhe vëmendjen e posaçme që Gjermania po i kushton Shqipërisë, rajonit dhe perspektivës sonë europiane.

Kreu i Shtetit e falenderoi për angazhimin e posaçëm të Bundestagut dhe veçanërisht të grupit parlamentar CDU/CSU për parandalimin e thellimit të krizës politike ku ndodhet vendi, dhe theksoi se nëse do të ishin dëgjuar në kohë sugjerimet dashamirëse të drejtuesve të lartë të CDU, gjendja sot do të ishte krejt e ndryshme.

Presidenti Meta ripërsëriti se e vetmja zgjidhje e kësaj krize janë zgjedhjet, dhe se 13 tetori është një mundësi që nuk duhet humbur pasi vetëm do e përshkallëzonte më tej atë.

“Nëse politikanët vendas e kanë të pamundur të mësojnë nga vendet me përvojë të konsoliduar demokratike se si zgjidhen krizat, kanë rastin të mësojnë nga një shtet i ri si Kosova se si u jepet mundësia qytetarëve të thonë fjalën e tyre përmes zgjedhjeve të parakohshme për të ardhmen e institucioneve qeverisëse”, theksoi Kreu i Shtetit.

Të këshilluara

Atentat me armë në Tiranë, një i vrarë

Një atentat i tipit mafioz ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë rreth orës 22.15. Një person është ekzekutuar brenda në makinën e tij në rrugën “Xhanf...

22:42

VIDEO/ Putin qeras Erdoganin me akullore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka qerasur me një akullore homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan, pasi të dy udhëheqësit morën pjesë në shfaqjen ajrore ...

21:38

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI