Flash

“Johnny Depp ishte shumë xheloz”, Cara Delevingne flet për marrëdhënien me Heard

Lapsi.al 3 July 2026

Modelja dhe aktorja Cara Delevingne ka folur për herë të parë hapur për marrëdhënien e saj me Amber Heard, duke konfirmuar se mes tyre ka pasur një romancë pas divorcit të aktores nga Johnny Depp.

Në një intervistë në The Louis Theroux Podcast, moderatori Louis Theroux i kujtoi Delevingne zërat sipas të cilëve Depp ishte "çmendur nga xhelozia" me idenë se Amber Heard mund të kishte një lidhje me të.

“Ne kishim luajtur bashkë në filmin London Fields dhe edhe Johnny ishte pjesë e atij projekti. Mendoj se ai ishte vërtet shumë xheloz. Në atë kohë nuk po ndodhte asgjë mes nesh. Më vonë, pasi ata u divorcuan, po, ndodhi”, u shpreh Delevingne.

Kur Theroux kërkoi më shumë sqarime, modelja dhe aktorja konfirmoi se ajo dhe Heard ishin shumë të afërta dhe se pas divorcit të aktores u përfshinë në një marrëdhënie.

“Ishim shumë të afërta për një kohë të gjatë dhe, kur ajo po kalonte divorcin, po, u përfshimë. Por ajo ishte e përfshirë edhe me njerëz të tjerë”, tha Delevingne.

Gjatë intervistës, Delevingne foli edhe për jetën e saj personale, orientimin seksual dhe sfidat me të cilat është përballur në industrinë e argëtimit. Ajo kujtoi gjithashtu një bisedë me producentin e dënuar Harvey Weinstein, i cili, sipas saj, i kishte thënë se nuk do të kishte sukses në Hollywood nëse njerëzit do ta dinin se ishte homoseksuale.

“E besova atë që më tha dhe e mora shumë seriozisht. Sot e shoh ndryshe dhe jam krenare për atë që jam,” u shpreh Delevingne.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI