Flash

Protesta e 34-t në Tiranë: Qytetarët dalin me deklaratë për dhunën nga policia

Lapsi.al 3 July 2026

Protesta e zhvilluar këtë të premte shënon ditën e 34-të të revoltës qytetare për rrëzimin e klasës politike. Qytetarja Sidorela Vatnikaj gjatë fjalimit të saj foli për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve gjatë protestës para Parlamentit duke theksuar edhe shqetësimet e ngritura nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit për dhunën e ushtruar.

“Pas ngjarjes së djeshme ne kemi përgatitur një deklaratë. Deklaratë kundër dhunës: Protesta është e drejtë kushtetuese, çdo përpjekje për ta frikësuar apo shtypur përbën shkeljen e të drejtës themelore. Dënojmë përdorimin e gazit pa paralajmërim, shtyrjen e protestuesve.

Monitorimi i KSHH ka konstatuar tejkalim të kompetencave të policisë. I kërkojmë policisë të japë shpjegime dhe të mundësojë hetim të pavaruar për tejkalim të kompetencave, çdo efektiv duhet të mbajë përgjegjësi.

Dhuna e ushtruar ndaj një protestuesi në Zvërnec, nuk ishte rast i izoluar sepse një grup protestuesish dje u përballën me dhunë joproporcionale. Kërkojmë lirimin e menjëhershëm, ndalimet arbitrare dhe dhuna nuk mund të përdoren si mjet frikësimi”, u shpreh ajo. 

Vatnikaj i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të ndalojë kontrollin e emigrantëve që po vijnë drejt Shqipërisë për t'ju bashkuar ditës së madhe të protestës mbarëkombëtare. Ditën e nesërme, më 4 korrik, është organizuar dita më e madhe e protestës e cila do të bëjë bashkë diasporën shqiptare.

“Të shqetësuar për kontrolle të imtësishme në kufi për diasporën që po vjen në Tiranë. Ndalni dhunën dhe represionin policor. I bëjmë thirrje Policisë së Shtetit që në protestën e nesërme të distancohet nga çdo akt dhune dhe nga tolerimi i personave të infiltruar.

Detyra juaj është të garantoni sigurinë e qytetarëve, jo të nxisni dhunë. U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë që do t’i bashkohen nesër protestës të mbrojnë karakterin paqësor të saj”, u shpreh ajo. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI