Flash

Tragjike në Vlorë, mbytet 29-vjeçarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. 

Lapsi.al 3 July 2026

Një 29-vjeçare, e identifikuar si A.Xh, ka humbur jetën pasi dyshohet se është mbytur në det në zonën e plazhit të Porto Novos.

Sipas informacioneve paraprake, e reja është përballur me rrymat e forta detare që karakterizojnë këtë zonë, e konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit të Vlorës.

Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është transportuar me gomone drejt Triportit dhe më pas do të dërgohet në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës.

Ndërkohë, Policia e Vlorës ka nisur veprimet hetimore dhe po merr në pyetje banorë e pushues që ndodheshin në zonë në momentin e ngjarjes. Autoritetet pritet të hedhin dritë mbi rrethanat e plota të kësaj tragjedie. 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI