Flash

Gruaja që i vuri eksplozivin miliarderit ukrainas mund të jetë fshehur në Ballkan

Lapsi.al 3 July 2026

Një grua ukrainase e përshkruar si "e armatosur dhe e rrezikshme" është e dyshuara kryesore për shpërthimin e bombës në Monako që plagosi rëndë një oligark ukrainas dhe partneren e tij.

Prokurori i përgjithshëm i Monakos, Stephane Thibaut konfirmoi se e dyshuara për sulmin është një grua ukrainase në të 30-at, me banim në Gjermani. Një burim pranë hetimit tha se gruaja dyshohet se ishte “përpjekur të dukej si burrë" gjatë sulmit, por u identifikua nga një dëshmitar.

Sipas të njëjtit informacion, “Protothema” shkruan se ajo ka të ngjarë të jetë larguar me bashkëpunëtorët e saj për në Itali, pa përjashtuar mundësinë që të ketë arritur në një nga vendet e Ballkanit.

Ajo vendosi eksplozivin që plagosi miliarderin 58-vjeçar Vadim Yermolaev, partneren e tij 46-vjeçare Anna Nasobina dhe djalin e tyre 13-vjeçar, të hënën në mbrëmje.

Shpërthimi ndodhi pak para orës 9 të mbrëmjes në hyrje të ndërtesës, kur një çantë shpine e braktisur shpërtheu pasi gruaja dyshohet se e aktivizoi pajisjen nëpërmjet telefonit të saj celular.

Nasobinës iu prenë të dyja këmbët nga shpërthimi, ndërsa Yermolayev u plagos rëndë nga copat e bombës dhe djegiet. Autoritetet vlerësojnë se ajo ishte rreth 12 metra larg kur shpërtheu pajisjen shpërthyese.

Autoritetet franceze po shqyrtojnë skenarë të ndryshëm, duke përfshirë mosmarrëveshje financiare, krimin e organizuar dhe konflikte të mundshme të lidhura me të kaluarën e biznesit të Yermolaev.

Ashtu si shumë oligarkë që grumbulluan pasuri pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ai është përballur vazhdimisht me akuza për aktivitete të paligjshme, të cilat i mohon.

Ai thuhet se jeton në Monako që nga viti 2021. Në vitin 2019, ai hoqi dorë nga shtetësia e tij ukrainase dhe mori një pasaportë qipriote, ndërsa në dhjetor 2023, Kievi vendosi sanksione personale ndaj tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI