Flash

Tiranë/ Mijëra bileta dhe abone false, 8 personave në pranga (VIDEO)

Lapsi.al 28 August 2019
Tiranë/ Mijëra bileta dhe abone false, 8 personave në pranga

8 persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri –tjetrin, kanë falsifikuar bileta të transportit urban, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e shumave të konsiderueshme monetare.

Ndalimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Bileta e falsifikuar”, me finalizimin e të cilit ku u sekuestruan 150 000 bileta urbani të falsifikuara, që konvertohen në vlerën e 6 000 000 lekëve të reja.  Nëpërmjet veprimeve të kundraligjshme, të arrestuarit i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, ende të papërllogaritur me saktësi.

Na informacionet paraprake mësohet se mes të arrestuarëve është edhe adminstratori i linjës së “Unazës”, Ferdinand Ibrahimi.

NJOFTIMI I PLOTE

Në kuadër të Planit të Masave “Mbi informalitetin në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, trajtimi i mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal”, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, pas një hetimi njëmujor me metoda speciale të hetimit, për goditjen e evazionit fiskal dhe informalitetit, finalizoi operacioni policor “Bileta e falsifikuar”, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. I., 60 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti;
  2. V., 60 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti;
  3. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, me funksion administratore dhe ortake e një shoqërie transporti;
  4. V., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë administratore e një shoqërie transporti;
  5. A., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobuzash;
  6. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobuzash;
  7. Q, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ekonomiste në një shoqëri autobusash;
  8. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale, në tentativë për t’i asgjësuar.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri -tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në trasportin urban në qarkun Tiranë.

Këta shtetas përdornin bileta urbani të falsifikuara dhe jo të prodhura në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare. Nëpërmjet këtyre veprimeve i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, i cili do të përllogaritet në vazhdimësi nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.

Gjithashtu u sekuetruan në cilesinë e provës materiale: një automjet i markës “Masserati”, 4 aparate celulare, në posedim nga personat nën hetim, kartela të ndyshme financiare të plotësuara me shkrim dore, 5 libra arkash, 62 blloqe mandatesh arkëtimi, 350 kopje mandatesh arkëtimi , si dhe dokumente të tjera me shënime të ndyshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor vijojnë hetimet me intesitet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i letrave me vlerë” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

 

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1395210550648256/?v=1395210550648256

 

Të këshilluara

Atentat me armë në Tiranë, një i vrarë

Një atentat i tipit mafioz ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë rreth orës 22.15. Një person është ekzekutuar brenda në makinën e tij në rrugën “Xhanf...

22:42

VIDEO/ Putin qeras Erdoganin me akullore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka qerasur me një akullore homologun e tij turk, Rexhep Taip Erdogan, pasi të dy udhëheqësit morën pjesë në shfaqjen ajrore ...

21:38

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI