Flash

Horror në Zvicër, shqiptari vret gruan me thikë në sy të djalit dhe arratiset bashkë me fëmijën

Lapsi.al 28 August 2019
Horror në Zvicër, shqiptari vret gruan me thikë në sy

Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut, është arrestuar pasi vrau gruan e tij me thikë në sy të djalit dhe u arratis në Zvicrën lindore me të.

Sipas gazetës Blick, vrasja në Dietkon ndodhi të hënën pasdite dhe personi me emrin Ilir B nga Maqedonia e kishte vrarë me thikë gruan e tij.

Autori i krimit u kap më pas në Trübbach SG. Sipas medias së huaj, një anëtar i familjes i vrasësit thotë se çifti jetonte veçmas.“Ajo i kishte thënë atij se nuk lejohej të shihte katër fëmijët për ca kohë”. Ai së fundmi u lejua t’i vizitojë ata përsëri, kështu që ai mori me qira një dhomë afër shtëpisë së tyre".

Një mik i viktimës është tronditur: “gjithçka është shumë e pabesueshme dhe tragjike”. Luiza është përpjekur që sa kohë të shpëtojë nga ai, sepse ishte i dhunshëm dhe e keqtrajtoi".

Një fqinj në vendngjarje ka bërë të ditur se e kishet dëgjuar në mëngjes burrin duke bërtitur. Policia e Zyrihut informon se Ilir B. ishte në proces gjyqësor në shkurt të vitit 2018 për dhunë në familje dhe kërcënim ndaj gruas së tij.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI