Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot pasdite në selinë e PS-së takim me drejtorë të institucioneve të ndryshme në Shkodër. Mësohet se 4 emra janë propozuar për zëvendësimin e Valdrin Pjetrit si drejtues politik për qarkun.
Në takimin që Rama po zhvillon me drejtuesit rajonal të Shkodrës janë propozuar Senida Mesi, Megi Ajtyresa, Astrit Beci dhe Zef Çuni.
Pas dorëheqjes së Pjetrit, mbetën vakante posti i kryetarit të Bashkisë dhe drejtuesit politik në Shkodër.
Pritet që Rama të shkarkojë një pjesë të mirë të drejtorëve në këtë qark, për t'i zëvendësuar me gra.
Kjo shihet si një lëvizje për të rikuperuar sadopak nga njolla e madhe që Rama la tek socialistët e Shkodrës me kandidaturën e Valdrin Pjetrit.
©LAPSI.al