Partia Socialiste zhvilloi këtë të mërkurë mbledhjen e kryesisë, por në përfundim të saj ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati shprehu rezerva për sjelljen e mazhorancës duke analizuar rastin e kryebashkiakut të Shkodrës, Valdrin Pjetri. Bushati tha para gazetarëve se ky fenomen duhet të çrrënjoset dhe të gjitha subjektet politike duhet t’u japin qytetarëve të saj emrat më të mirë.
“Është e hijshme që fillimisht këto çështje të trajtohen brenda forumeve. Me rastin e fundit në Shkodër kemi para nesh pikën e derdhjes një fenomen që duhet ta trajtojmë.
Kjo çështje nuk mund të trajtohet as me shkarkime në masë.
Kjo është një çështje shkon përtej mureve të një organizate politike pasi në fund të ditës jemi politikanë dhe kemi përgjegjësinë për të hapur një debat për të trajtuar rrënjën e këtij fenomeni. Rrënjët e këtij fenomeni kanë nevojë për një reformë brenda partive politike.
Unë kam pasur mundësi për t’i trajtuar brenda PS-së sepse tek e fundit jemi një familje e vetme dhe meritojnë të trajtohen brenda strukturave. Por pas asaj që ndodhi në Shkodër, duhet në reagim më agresiv, nuk është një çështje që duhet të trajtohet vetëm në mënyrë ligjore e proceduriale, tanimë kjo është një çështje që shkon përtej mureve të një organizate politike.
Nuk jemi as prokuror as gjyqtar, por kemi përgjegjësinë si politikan për të pranuar rrënjët e këtij fenomeni dhe luftimin e tij. Them se ka nevojë për një reformë të thellë të partive politike. Ne na takon që të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politike dhe të themi “na falni për rastin në fjalë”. Ne na takon të njohim realitetin dhe përgjegjësinë politike, të propozojmë reforma politike që ndërtojnë sistemin imunitar për një jetë tjetër politike
Unë po flas vetëm për çështje që kanë adresuar. Ne jemi një familje e madhe politike dhe askush nuk ka pse ndihet i ligështuar për shkak të vendimmarrjeve që ne kemi ndërmarrë në ndonjë rast, por e rëndësishme është që ne ta shfarosim këtë fenomen” - tha ai. Ditmir Bushati ishte koordinator i kryesisë për SHkodrën, por u largua nga Rama që e zëvendësoi pikërisht me Valdrin Pjetrin. ©LAPSI.al