Flash

Balla: Për rastin e Valdrin Pjetrit përgjegjësia është krejtësisht personale

Lapsi.al 28 August 2019
Balla: Për rastin e Valdrin Pjetrit përgjegjësia është

Në një mbledhje që zgjati rreth 2 orë, kryesia e Partisë Socialiste diskutoi gjerësisht për situatën në Shkodër. Pas mbledhjes, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Taulant Balla tha se i ka kërkuar ai vetë dhe kryeministri falje popullit të Shkodrës për kandidatin e tyre, por shtoi se përgjegjësia është totalisht personale.

“Valdrin Pjetri për shkak të problemeve me drejtësinë në të kaluarën dha dorëheqjen. Ai kishte kryer një vepër, që përfshihej në sferën e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik. Kryeministri ka shprehur edhe sot gatishmërinë që personat që nuk deklarojnë të kaluarën e vet, të merren masa ndaj këtyre personave. Ligji i dekriminalizimit është ligj është i rëndësishëm. Përgjegjësia në këtë rast është personale.

Dekriminalizimi bëhet përmes mekanizmave. PS do të vazhdojë të jetë forca motor e reformimit të brendshëm dhe për vendin. Ne i kemi kërkuar popullit të Shkodrës falje, por përgjegjësia është personale. PS nuk ka bërë kurrë mburojë për askënd. Nëse PD ka ushqyer Xhelal Mziun në burg, ne kurrë nuk e kemi bërë këtë”, - tha Balla.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI