Djali i miliarderit amerikan, George Soros ka mbërritur srëish në Tiranë. Ka qenë vetë ai që ka shpërndarë një foto në faqen e tij “Instagram” me kryeministrin Edi Rama. Aleksandër Soros thotë se ka ardhur në Shqipëri për të diskutuar me kryeministrin Rama për çështje të bashkëpunimit rajonale dhe përparimin ekonomik të vendeve.

“Selfie me Edin! E mrekullueshme të kthehesh në Shqipërinë e bukur për të takuar kryeministrin Edi Rama, në lidhje me perspektivat për bashkëpunim rajonal, përparim ekonomik dhe gjithëpërfshirës” , thekson Aleksandër Soros. Ai ka ardhur shpesh në Shqipëri ku nuk mungojnë takimet me Ramën. ©LAPSI.al


