Flash

Deklarata e fortë e gjykatësit: Rama mund të ikë edhe vetë, Xhafaj do të jetë kryeministër

Lapsi.al 13 March 2018
Deklarata e fortë e gjykatësit: Rama mund të ikë edhe

Avokati dhe kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri që është në koalicion me Partinë Socialiste, ka bërë dje një deklaratë të fortë gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.

Nuk është çudi që falë rezultateve që Xhafaj ka si ministër i Brendshëm në luftë ndaj krimit, por edhe nga mbështetja që ai ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë të jetë një ditë kryeministër. Natyrisht që Edi Rama do ketë një ditë një fund kohor në detyrën e shefit të qeverisë dhe nuk është çudi që ai të ikë edhe vetë. Në këtë mënyrë, duket se Fatmir Xhafaj do jetë kryeministër” - tha Idajet Beqiri gjatë emisionit.

Mik në rini me Xhafën, Beqiri tregoi se dikur ministri aktual i Brendshëm ka qenë vartësi i tij në gjykatën e Krujës kur Beqiri ishte kryetar i kësaj gjykate dhe Xhafaj gjyqtar.

Kemi qenë të dy gjykatës, por edhe anëtarë të Byrosë së Komitetit Qendror të Rinisë së asaj kohe. Unë e njoh shumë mirë Fatmir Xhafën dhe kam vlerësimin maksimal për të. Gjithnjë ka qenë korrekt, i përkushtuar dhe i vlerësuar në punë”, -  tha Beqiri.

Ndonëse me gjysmë shaka Beqiri tha se përtej politizimit, në atë kohë duhej të kishe disa cilësi të veçanta të merrje vlerësime por edhe të arrije të bëje qoftë edhe një foto me Enver Hoxhën . “Xhafës i vlerësuan pjesën personale dhe jo politike dhe kjo u bë pasi kaloi shumë filtra”, - tha Beqiri.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI