Flash

Zbulohen fjalët e Ndrenikës para Ramës me dyer të mbyllura: Ky Teatër...

Lapsi.al 12 March 2018
Zbulohen fjalët e Ndrenikës para Ramës me dyer të mbyllura:

Zbulohet e plotë fjala e aktorit të madh Robert Ndrenika mbajtur këtë të hënë në Kryeministri, aty ku u prezantua projekti i Teatrit të ri Kombëtar. Në fjalën e tij, e cila për hir të së vërtetës nuk u dha në transmetimin direkt që shefi i qeverisë i bën aktiviteteve të tij në ERTV, aktori Robert Ndrenika u shpreh skeptik për projektin e paraqitur.

Sipas tij, qeveria do të duhet të heqë dorë nga skema e ndërtimit të Teatrit Kombëtar, përmes nismës PPP (Partneriteti-Publik-Privat). Shembull ai mori Maqedoninë, që siç nënvizoi Ndrenika, ka investuar 30 milionë euro për teatrin e vet.

Sa i përket projektit të prezantuar, aktori i madh tha se më parë do të donte ta shihte atë në maket, për të kuptuar skenën dhe xhepat e saj, që janë të rëndësishme për aktorët. Pasi për Ndrenikën, projekti është i bukur si kartolinë, por që i ngjan një xhungle urbane.

“Kjo që pashë, më tepër m’u duk si kartolinë. Unë do të doja ta shihja edhe maket, ta dija si është skena, ato xhepat e skenave. Gjërat që duhet të dimë dhe na interesojnë ne artistëve. Por kryesorja është se mua më shqetëson shumë ai partneriteti me privatin. Unë jam i bindur se shteti nuk e ka problem të ndërtojë një Teatër Kombëtar. Dhe këtë nuk ma heq njeri nga mendja. Shembull kam. Shteti fqinj Maqedonia, që nuk po e respekton Marrëveshjen e Ohrit, që nuk po i respekton shqiptarët, ama po ju ndërton atyre një teatër. Po e bën vetë, pa partneritet publik privat.

Prandaj do ju lutesha shumë Kryeministrit, zonjës Ministre që të heqin dorë nga partneriteti privat dhe të gjejnë fonde. Kjo mund të bëhet. Sepse kjo që është këtu, ishte një dyndje, një xhungël urbane. Ajo u duk e bukur se duket si kartolinë, por do të shihni se çdo të bëhet. Pra unë jam i mendimit, që të shtyhet edhe ca kohë nëse duhet. Por ama shteti të ndërtojë Teatrin e ri Kombëtar” - theksoi në fjalën e tij Robert Ndrenika publikuar nga gsh.al.

https://youtu.be/Bd3hJ12nXPU

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI