Flash

Detaje të reja/ Kush qëndron pas shpërthimit të tritolit në dyqanin e celularëve

Lapsi.al 12 March 2018
Detaje të reja/ Kush qëndron pas shpërthimit të tritolit

Policia i ka vënë prangat në spital, Gentian Hoxhës, 34-vjeçarit që u plagos rëndë paraditen e së hënës në një shpërthim tritoli brenda një dyqani celularësh në Tiranë. Burime nga policia i thanë lapsi.al se nga kontrolli i imtësishëm i bërë në këtë dyqan u gjetën edhe të paktën 3 detonatorë të tjerë në dyqanin e celularëve.

Dyshimet janë se i riu po montonte një minë me telekomandë. Janë sekuestruar edhe 2 “laptop”-ë si dhe disa celularë të markave të vjetra të cilët përdoren zakonisht në shpërthimet e telekomanduara. Burime pranë grupit të hetimit i thanë lapsi.al se Gentian Hoxha nuk ka qenë i skeduar. Ai madje nuk figuronte as si pjesë e listave të personave të konsideruar si “kontingjent kriminal.

Hoxha nuk është marrë ende në pyetje. Ndaj tij është ngritur akuza e “posedimit dhe prodhimit të lëndëve shpërthyese”. Janë duke u verifikuar lidhjet e tij shoqërore dhe po analizohet lënda shpërthyese për tu krahasuar me ngjarje kriminale të ndodhura në të kaluarën në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40 i riu ndodhej vetëm në dyqan.

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë është parë se Hoxha ka mbërritur në dyqan dhe ka ulur qepenin nga brenda, ndoshta për të punuar i qetë pa u shqetësuar nga ndonjë vizitor i rastit. Besohet se tritoli i ka shpërthyer në duar pasi Hoxha ka humbur disa gishta dhe ka dëmtime në bark. Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shkarkohet komisioneri publik

Komisioni i disiplinës ka shkarkuar sot komisionerin publik Heral Saraçi pas procedimit disiplinor për shkelje të rregullave të punës dhe për ndërhyrje tek puna...

17:37

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI