Flash

Prezantohet projekti/ Robert Ndrenika skeptik për teatrin dhe ironik me Ramën 

Lapsi.al 12 March 2018
Prezantohet projekti/ Robert Ndrenika skeptik për teatrin dhe ironik me

Si një nga artistët e pranishëm në prezantimin e projektit të Teatrit të Ri Kombëtar, aktori Robert Ndrenika ironizoi Edi Ramën pasi nuk i dha fjalën në aktivitet, ndërsa kërkoi më shumë transparencë për mënyrën si do të ndërtohet teatri i ri.

“Kryeministri nuk na donte se kështu na kishin thënë, por rezulton se na dashka”, tha Ndrenika duke iu referuar debateve për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e teatrit të ri.

Për sa i përket projektit të prezantuar, Ndrenika tha se është kundër metodës së ndërtimit të tij përmes Partneritetit Publik- Privat, ose ndryshe koncensionit. Ai shtoi se do donte ta njihte nga afër maketin për të parë si do të jetë skena.

“Më shqetëson Partneriteti Publik- Privat. Kjo është dyndje e xhunglës urbane. Por unë dua ta shoh në maket, për të parë nga afër si është skena dhe xhepat e saj. Ajo që na intereson ne artistëve”, deklaroi aktori i madh, një nga zërat kundër prishjes së teatrit aktual.

Para se arkitekti i teatrit të ri, Bjorke Ingles të merrte fjalën, Ndrenika kërkoi të fliste por kryeministri iu përgjigj: “Jo jo, prit shiko projektin njëherë”. Më pas aktori është ulur duke thënë se do t'a shohë projektin.

Të këshilluara

Shkarkohet komisioneri publik

Komisioni i disiplinës ka shkarkuar sot komisionerin publik Heral Saraçi pas procedimit disiplinor për shkelje të rregullave të punës dhe për ndërhyrje tek puna...

17:37

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI