Flash

Shkodra sërish e rrezikuar, paralajmërohen përmbytje

Lapsi.al 12 March 2018
Shkodra sërish e rrezikuar, paralajmërohen përmbytje

Instituti i Gjeoshkencës vendos sinjalin e alarmit për përmbytje në qarkun e Shkodrës gjatë ditës së sotme. Në raportin e parashikimit të motit për ditën e hënë, ky institucion shprehet se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta.

Të hënën në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të rriten prurjet në pjesët e larta malore duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Në pjesën fushore të basenit që i përket Lumenjve Drin-Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të ketë tendencë për rritje tw nivelevedhe rrezikut gjatë të hënës. Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja dhe reshjet e pritshme është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës.

Në gjithë pjesën tjetër të territorit gjatë të hënës, sipas IGJEUM, priten reshje ndërsa në qarkun Shkodër dhe Lezhë ato pritet të jenë intensive, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan priten mesatare të shoqëruara edhe me shtrëngata.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI