Flash

Shtohen përfitimet për gjyqtarët dhe prokurorët, kredi të buta për shtëpi të financuara nga shteti

Lapsi.al 12 March 2018
Shtohen përfitimet për gjyqtarët dhe prokurorët, kredi

Gjyqtarët dhe prokurorët do mund të përfitojnë kredi të buta për shtëpi të financuara nga shteti.  Brenda vitit 2018, Qeveria do të ketë gati përcaktimet ligjore të cilat do të rregullojnë procedurat e financimit të kredive me kushte lehtësuese, si dhe marrëveshjet që duhet të bëjë shteti me bankat private për sigurimin e tyre.

TV Scan ka zbardhur Projektvendimin e Qeverisë për procedurën e detajuar për kredinë për shtëpi për magjistratët dhe marrëveshjet me bankat. Projektvendimi është parashikuar të miratohet brenda harkut kohor shtator-dhjetor 2018 dhe la synim përcaktimin e kritereve, kushteve dhe procedurave për dhënien e kredisë për shtëpi për magjistratët.

Legjislacioni i ri i jep të drejtë çdo gjyqtari e prokurori. pasi të ketë ushtruar jo më pak se tre vjet të detyrës, të përfitojë kredi për shtëpinë të financuar nga shteti, në shumën e vlerës mesatare të një apartamenti prej 50 m2 në zonën e qendrës së qytetit ku magjistrati ushtron detyrën. Për çdo anëtar të familjes, i cili jeton në të njëjtën banesë me magjistratin, masa referuese e sipërfaqes së banesës shtohet me 10 m2 për person.

Ndërkaq, gjyqtarët detyrohen t’i rimbursojnë shtetit shumën e marrë dhe interesat e kredisë, në rast se ndaj tyre jepet masa disiplinore e shkarkimit nga detyra.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI