Flash

Lushnje/ Pranga pakistanezit që transportonte klandestinë nga Greqia

Lapsi.al 12 March 2018
Lushnje/ Pranga pakistanezit që transportonte klandestinë nga Greqia

Një 30-vjeçar nga Pakistani u arrestua nga Policia e Lushnjës pasi në makinë iu gjetën katër shtetas të tjerë pakistanezë të cilit kishin kaluar në Shqipëri nga Greqia, në mënyrë paligjshme.

Policia njofton se 30-vjeçari Sayed Sh. jeton me leje në Shqipëri.

"Nga ana e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit pakistanez: Syed Sh., 30 vjeç, aktualisht banues me leje qëndrimi në Shqiperi , konkretisht në Elbasan.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur "Rreth rrotullimi i Çermës" Lushnje, është kapur me automjetin e tij tip "Volkswagen" duke transportuar 4 shtetas të tjerë pakistanezë, të cilët kanë hyrë ne kufirin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të paligjshme nga shteti Grek nëpërmjet kufirit të gjelbër të Kakavijës. Për katër shtetasit pakistanezë filloi procedimi penal në gjendje të lirë." - njofton policia.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI