Flash

Rama e thotë troç: S'do të ishte mëkat sikur Teatri Kombëtar të kishte edhe kullë

Lapsi.al 12 March 2018
Rama e thotë troç: S'do të ishte mëkat sikur Teatri

 

Gjatë takimit për prezantimin e projektit të Teatrit të ri Kombëtar, kryeministri Edi Rama e ka thënë hapur se për të nuk do të ishte ndonjë problem nëse ky teatër do të kishte kullë, ashtu sikundër është aluduar gjerësisht prej disa kohësh.

“Nuk është një teatër me kullë, por nuk është asnjë mëkat edhe po të ishte një teatër nën kullë. Teatrot e Broduejt janë të gjithë nën kulla. Kur shkojnë njerëzit në teatër, nuk shohin kullat por shohin teatrin. Megjithatë, është një debat që ju mund ta vazhdoni me njëri-tjetrin. Besoj se është shumë e qartë se këtu nuk është historia se çfarë ka sipër apo anash, pavarësisht se sipër do të ketë një tjetër hapësirë teatrale në qiell të hapur dhe anash do të ketë hapësirat e veta për artistët. ”-tha Rama.

Në vijim të fjalës së tij kryeministri ka thumbuar edhe artistët që kishin protestuar para disa kohësh.

“Jemi në kushtet, ku kemi një teatër që do të jetë trefishi i këtij që është sot, dhe që do të ketë një sistem të tërë infrastrukture përreth, që sot nuk ekziston. Pa dyshim do të ketë dhe hapësirën e yjeve, të shuar e të pashuar të historisë së Teatrit Kombëtar. Kush ka kaluar në atë histori dhe ka lënë gjurmën e pashlyeshme të yllit të vet, do të jetojë aty në hapësirën e përgatitur enkas! Ashtu siklundër, kush del e bën protesta sot, do duhet të mendojë sesi të lërë yllin e tij aty, sepse nuk ka se çfarë bën më, sepse godina do të shembet për ti lënë vendin një godine të re.”-tha Rama.

Të këshilluara

Shkarkohet komisioneri publik

Komisioni i disiplinës ka shkarkuar sot komisionerin publik Heral Saraçi pas procedimit disiplinor për shkelje të rregullave të punës dhe për ndërhyrje tek puna...

17:37

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI