Flash

Shkarkohet komisioneri publik

Lapsi.al 12 March 2018
Shkarkohet komisioneri publik

Komisioni i disiplinës ka shkarkuar sot komisionerin publik Heral Saraçi pas procedimit disiplinor për shkelje të rregullave të punës dhe për ndërhyrje tek puna e komisionerëve të tjerë.

Hetimet kishin nisur pas ankesës së Operacionit Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM). Sipas Kolegjit të Posaçëm Saraçi u bë pengesë për rregulloren.

Komisioneri Publik është një institucion i ngritur si pjesë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, i cili ka për detyrë përfaqësimin e interesit publik gjatë kryerjes së vetingut.

Sipas Kushtetutës ky institucion ushtron apelimin e vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe përgatit raporte me shkrim në rastet e refuzimit për moszbatimin e rekomandimeve te Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për të paraqitur ankim ne Kolegjin e Apelimit.

Komisioneri Publik rivlerëson deklaratat e subjekteve, si dhe bashkëpunon me institucionet vendase dhe të huaja për të konfirmuar vërtetësinë e deklarimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve të marrë nën hetim.

Pas shkarkimit të Saraçit ai do të zëvendësohet nga një prej komisionerëve zevendësues Aldona Sylaj apo Dariel Sina, të cilët kanë marrë secili nga 6 vota në komisionin parlamentar ad hoc.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI