Flash

Edi Rama zbulon sëmundjen nga e cila vuan: E kam të trashëguar...

Lapsi.al 12 March 2018
Edi Rama zbulon sëmundjen nga e cila vuan: E kam të trashëguar...

Pak ditë më parë në media doli lajmi se kryeministri Edi Rama takoi në një spital privat ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. I pyetur në emisionin “Studio e Hapur”, Rama u shpreh se ka qenë në spital për një vizitë për shkak se vuan nga nervi shiatik dhe jo për të takuar Tahirin.

“Faleminderit për interesimin për shëndetin tim, e kam pritur pak më shpejt nga ty të them të drejtën, por s’ka rëndësi, kjo është një tjetër arsye për të thënë se ku jemi katandisur.

Ku është roli juaj? Sali Berisha publikoi…Berisha publikon çdo ditë lloj lloj absurditetesh, talljesh, edhe talljet qe ia bëjnë të tjerët atij ai i publikon, ku është limiti këtu?

Qe ju e merrni dhe e shperndani gjithandej. Une mund te genjej, kete kufi te te vertetes duhet ta vere standarti i nje medie qe smund te jete percjelles i nje shpifje, balte, qe i ben njerezit te mendojne qe ketu eshte e njejta pocaqi

Une kam qene ne spital te nje miku im shume i mire mjek, qe ka pasur nje histori suskesi ne Itali, njeh problemin tim, qe e kam te trasheguar si te gjithe shoket e armeve ne fushen e basketbollit me mesin e pasi bera nje udhetim te gjate pata mnje kolpo qe me krijoi nje problem me nervi shiatik.

Tani, pse duhet të shkoj në spital?! Të shkoj në spital unë, për të takuar Saimir Tahirin... Kjo është nuk e di, absurde. Të ishte për ta takuar Tahirin do e takoja në zyrë.

Por lajm do të përbënte sërish! Po, por nëse do ta takoja...!

Sepse hedh një budalla, një kokrra e budallait një gur në lumë, dhe hidheni ju të gjithë si të mençur për të nxjerrë gurin nga lumi! Ka ardhur koha që t vihet një fre kësaj maskarade që po helmon në mënyrë të padrejtë të gjithë qytetarët’, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI