Flash

Berisha komenton sjelljen e Ramës me Robert Ndrenikën: Turp dhe vetëm turp!

Lapsi.al 12 March 2018
Berisha komenton sjelljen e Ramës me Robert Ndrenikën: Turp dhe

Sali Berisha e konsideron si të turpshëm veprimin e Edi Ramës sot në prezantimin e projektit të Teatrit të Ri Kombëtar me artistët e ftuar.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Berisha përshkruan çfarë ndodhi gjatë prezantimit, ku Rama i preu fjalën aktorit të mirënjohur Robert Ndrenika dhe i kërkoi të fliste pas prezantimit të projektit, ndërkohë që kur mbaroi prezantimi, duke u larguar nga salla iu drejtua aktorëve të vazhdonin diskutimin.

REAGIMI I SALI BERISHËS: 

I fton por nuk u jep fjalen! Turp dhe vetem turp!

Piktori deshtak apo pseudoartisti ftoi sot artistet ne kryeministri per t’ju paraqitur projektin e Teatrit Kombetar. Artisti i mirenjohur Robert Ndrenika nisi te flase nga vendi. Piktori deshtak i kthehet dhe i thote te shihte njehere projektin dhe pastaj te merrte fjalen. Nderkohe pseudoartisti Rama, sapo mbaroi paraqitja e projektit nga nje arkitekt danez, nderpreu transmetimin dhe vet u largua nga salla duke u thene te pranishmeve “une po iki, tani ju vazhdoni diskutimet”. Nje turp i papare! sb

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI