Flash

Rama rrëfen përse shkoi në spital dhe “takimin” me Saimir Tahirin

Lapsi.al 12 March 2018
Rama rrëfen përse shkoi në spital dhe “takimin” me

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që publikoi foton e famshme të eskortës së kryeministrit Rama në spital duke aluduar se shkak ishte bërë një “overdozë”. I pyetur për këtë çështje, kryeministri Rama lëshoi një sërë akuzash ndaj Berishës, por pranoi se kishte qenë vërtet në spital javën e kaluar.

“Kjo e spitalit është një tjetër arsye për të thënë se ku jemi katandisur. Ju thoni “Sali Berisha publikoi...” jam unë ai që duhet të përgjigjet për këtë? Ju pse nuk e verifikoni. Sali Berisha publikon cdo ditë lloj lloj maskarallëqesh” – tha Rama duke sqaruar edhe arsyet e vizitës në spital.

“Unë kam qenë në spital tek një miku im shumë i mirë, mjek i cili ka pasur një histori suksesi në Itali që njeh problemin tim të trashëguar dhe që i ndodh çdo basketbollisti me shpinën. Pasi bëra një udhëtim të gjatë pata një problem me nervin shiatik dhe kaq” – tha Rama. Por a e takoi Saimir Tahirin në spital?

“Pse duhet të shkoj në spital të takoj Saimir Tahirin. Ka “të ndenjura” ku të rrijë kjo? Nëse duhet të takoja Saimir Tahirin pse s’kisha unë ku ta takoja? Do ta takoja në zyrë.

Saimir Tahirin nëse do kisha dëshirë ta takoja e takoja kudo. E takoja në zyrë, në kafene. Nuk e kam takuar. Ai nuk është në kërkim, por nën hetim. Nuk e kam takuar sepse nuk kisha përse ta takoja dhe as malli më ka marrë.

Nuk kam pasur asnjë kontakt. Kam pasur vetëm një komunikim për një zyrtar të një Partisë Socialiste. Ishte një sqarim dhe vetëm kaq” – tha Rama i pyetur nga gazetarja Eni Vasili në News24. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI