Flash

Rama e pranon: Kam takuar kompani ruse në zyrën time

Lapsi.al 12 March 2018
Rama e pranon: Kam takuar kompani ruse në zyrën time

Kryeministri Edi Rama është përgjigjur akuzave të kreut të opozitës Lulzim Basha se ka takuar në zyrën e tij përfaqësues të kompanisë ruse të naftës Gunvor e cila është në lustën e zezë të SHBA-ve pasi pas saj qëndrojnë biznesmenë të lidhur me Putinin. Në intervistën e dhënë për gazetaren Eni Vasili në News24, Rama pranoi të jetë takuar me përfaqësuesit e kësaj kompanie, por shtoi se ata janë me pronësi suedeze dhe jo ruse.

“Unë kam pritur përfaqësuesin e kompanisë “Gunvor” e cila 100% nuk ka lidhje me këtë Timçenkon. Kam takuar përfaqësuesin e kompanisë norvegjeze. Ai nuk e tha, por unë kam pritur edhe një tjetër kompani ruse pak kohë më parë për çështje të energjisë. Erdhën. Shprehën interes. I dëgjova dhe kaq. Asgjë nuk ndodhi” – tha Rama.

I pyetur për marrëdhëniet e Shqipërisë me Rusinë, Rama thotë se nuk është një partner, por as një armik.

“Qesh.. Dëgjova Bashën dhe mu duk se do të thoshte “shiko lidhjet e Ramës me Merkel që takohet me Putinin”. Rusia nuk është një vend armik me të cilin ne kemi marrëdhëniet para se të rrëzohej diktatura. Rusia nuk është një partner strategjik, nuk është një partner politik apo një pikë referimi për ne. Ne jemi të sinkronizuar me aleatët tanë strategjikë. Jemi të hapur të kemi marrëdhënie ekonomike apo kulturore me Rusinë” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI