Flash

Negociatat për detin, Rama “merr me të mirë” Metën për autorizimin

Lapsi.al 12 March 2018
Negociatat për detin, Rama “merr me të mirë”

Kryeministri Edi Rama teksa u ndal tek negociatat me Greqinë për çështjen detare dhe dhënien e autorizimit nga kreu i shtetit, Ilir Meta, nuk kurseu të falënderonte publikisht këtë të fundit. Përballë moderatores Eni Vasili në emisionin ‘Studio e hapur’ në “Neës24” Rama theksoi se vlerëson pozicionin që ka mbajtur deri më tani Meta lidhur me këtë çështje.

“Unë e kam thënë dhe mund ta përsëris pa asnjë hezitim që presidenti i Republikës ka bërë nga fillimi deri në fund, gjënë e duhur. Ka kërkuar sqarimet e nevojshëm, ka qenë i arsyeshëm me procesin dhe e ka ndihmuar konsolidimin e një procesi që duke pasur edhe filtrin e presidentit të Republikës në dhënien e autorizimit bëhet solid dhe na jep një pozicion solid në negociata. Pavarësisht se është zgjatur pak e vërteta është se unë e falënderoj Ilir Metën për rolin që ka luajtur deri tani në këtë proces. I kemi ezauruar të gjitha hapat për negociata. Pres që presidenti të japë autorizimin”, - tha Rama.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI