Flash

Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Projektligji i qeverisë për mbrojtjen e gazetarëve dhe aktivistëve nga paditë abuzive konsiderohet si një hap i rëndësishëm, por i pamjaftueshëm nga përfaqësuesit e shoqërisë civile, të cilët shohin me rezerva fuqinë e dispozitave për të parandaluar këto padi, kryesisht në procedimet penale dhe administrative.

21:09

Qeveria shqiptare ndan më pak fonde në buxhet për të varfërit se mesatarja e BE

Lapsi.al 12 March 2018
Qeveria shqiptare ndan më pak fonde në buxhet për të

Shtresat e brishta të Shqipërisë,  pensionistët,  të varfërit, të papunët dhe invalidët kanë mbështetje të ulët me fonde publike si peshë nga buxheti, në raport me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian, edhe pse varfëria është me e thellë dhe përfshinë një numër të madh njerëzish në raport me popullsinë. Në vitin 2016 Shqipëria akordoi 34 për qind të shpenzimeve totale buxhetore për mbrojtjen  sociale, ku përfshihen kryesisht  pensionet, ndihma ekonomike etj., ndërsa në njëjtin vit në shtetet e BE shpenzimet në këtë zë ishin 41.1 % të totalit.

Të dhënat janë krahasuar nga Monitor duke u bazuar në klasifikimin e shpenzimeve sipas funksioneve të marra nga Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave për Shqipërinë dhe Eurostat për Bashkimin Europian për të njëjtat kategori. Shtete e Bashkimit Europian janë shtete sociale, të orientuar drejt mbrojtjes së shtetaseve, veçanërisht të grupeve vulnerabil.  Eurostat shpjegon se ky funksion përbëhet nga këto zëra: sëmundjet dhe paaftësitë; shpenzimet për moshën e tretë; shpenzimet për familjet dhe fëmijët; shpenzimet për papunësinë; etj.

Krahasuar me funksionet e tjera të shpenzimeve qeveritare, për sa i përket “Mbrojtjes Sociale” kemi diferencën më të madhe me vendet e Bashkimit Europian. Ndërsa shpenzon më pak për shtresat e varfëra, qeveria shqiptare është dhe më pak eficiente në ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët e saj. Në vend të dytë për sa i përket peshës ndaj totali të shpenzimeve qeveritare janë “Shërbimet e Përgjithshme Publike”. Ky funksionin zë 21% të totalit të shpenzimeve në Shqipëri dhe 12.9% të totalit të shpenzimeve të përgjithshme në Bashkimin Europian.

E ndërsa ne shpenzojmë më shumë burime në krahasim me BE-në për ‘Shpenzime të përgjithshme publike”; Strehim dhe komoditete e komunitetit”; “Rend dhe Siguri Publike” dhe “Arsim”, Bashkimi Europian shpenzon për “Mbrojtje Sociale”, “Shëndetësi” dhe “Çështje Ekonomike”. Për arsimin, pesha ndaj totalit të shpenzimeve qeveritare në Shqipëri ishte 11% ndërsa mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian ishte 10.2%.

Për “Shëndetësinë”, diferenca me Bashkimin Europian është më e madhe. Mesatarja e shpenzimeve për shëndetësinë në BE është 15.3% e totalit, ndërsa në Shqipëri vetëm 10% e totalit të shpenzimeve qeveritare shkojnë për shëndetësinë. Një funksion tjetër me diferencë është Rendi dhe Siguria Publike. Mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian për këtë funksion është 3.7% e totalit të shpenzimeve qeveritare, ndërsa në Shqipëri ky funksion sipas të dhënave të marra nga MFE zinte 6% të totalit të shpenzimeve qeveritare.

Shënim: Shpenzimet funksionale të qeverisë janë sipas klasifikimit COFOG (Classification of the Functions of Government). Prej vitit 2007 ky klasifikim është në 10 grupe shpenzimesh funksionale./ Monitor

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI